Shqipëria

Zgjatja e mandatit të vetting-ut, zbardhet lista se si votuan deputetët


Kuvendi i Shqipërisë në seancën plenare të 10 shkurtit ka miratuar ndryshimet Kushtetuese për zgjatjen e afatit të organeve të vetting-ut. Të premten ata zbardhën dhe listën e deputetëve që morën pjesë në votim.

Me 118 vota pro, zero kundër dhe asnjë abstenim propozimet e Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste për zgjatjen e mandatit të organeve të vetting-ut u miratuan nga deputetët e opozitës dhe mazhorancës.

Ajo çfarë bie në sy është se nga radhët e PS-së, ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku, edhe pse ishte e pranishme në sallë nuk ka votuar për ndryshimet Kushtetuese por votën pro e ka dhënë për dy nismat e propozuara nga Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike. Ajo për ngritjen e Komisionit Hetimor për reformën territoriale dhe atë zgjedhore.

Ndërkohë edhe ish-kryeministri Sali Berishën që ka qenë prezent gjatë seancës nuk ka votuar, së bashku me përkrahësit e tij Oerd Bylykbashi, Albana Vokshi, Belind Këlliçi, Flamur Noka.

Ndërsa përkrahësi Isuf Çela ka votuar abstenim, dhe Edi Paloka nuk ka qenë i pranishëm në seancë.

Sa i përket radhës nga Lëvizja Socialiste për Integrim, kryetarja Monika Kryemadhi, Petrit Vasili dhe Erisa Xhixho kanë votuar abstenim dhe pro ka qenë vota vetëm për reformën zgjedhore. Agron Çela ishte i vetmi nga radhët e LSI-së që kishte votuar pro ndryshimeve Kushtetuese dhe reformës territoriale.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore