Ambasadori amerikan, Jeff Hovenier ka deklaruar se progresi në dialog i lehtësuar nga Bashkimi Evropian është mënyra e vetme që Kosova ta marrë vendin e saj të merituar.
“Progresi në dialogun e lehtësuar nga BE-ja mbetet mënyra më e mirë për t’u siguruar që udhëheqësit e Kosovës të mund t’i mbajnë premtimet për qytetarët dhe që Kosova të njihet e ta marrë vendin e saj të merituar si udhëheqëse botërore”, ka shkruar Hovenier në Twitter.
Ndërsa shtoi se, “unë dhe ekipi im mezi presim që ta mirëpresim Përfaqësuesin Special, Escobar në Kosovë javën e ardhshme”.
My team & I look forward to welcoming Special Representative Escobar to Kosovo next week. Progress on the EU-facilitated Dialogue remains the best way to ensure Kosovo leaders can deliver for citizens & Kosovo is recognized & takes its rightful place as a world leader. https://t.co/38YnIcF7hL
— Ambassador Jeff Hovenier (@USAmbKosovo) January 26, 2022
Ndryshe, Përfaqësuesi i Lartë i Bashkimit Evropian për politikë të Jashtme dhe Siguri, Josep Borrell, ka bërë të ditur se i dërguari i posaçëm i Shteteve të Bashkuara të Amerikës për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, do ta vizitojë Kosovën javën e ardhshme së bashku me emisarin e BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak.
Vizita e diplomatit amerikan dhe atij evropian do të fokusohet në bisedimet me liderët politik kosovarë në atë mënyrë që të vazhdojë dialogu në mes të Kosovës dhe Serbisë.
Kryediplomati evropian, Borrell i cili ishte në vizitë zyrtare në Serbi të martën e 25 janarit gjatë një konference për media së bashku me Kryeministren e Serbisë, Ana Bërnabiç, ka bërë të ditur se ai së bashku me Lajçak po vazhdojnë të punojnë për ta përgatitur një raund të ri të dialogut në Bruksel.
“Lajçak dhe unë do të vazhdojmë të punojmë me të dy palët, e veçanërisht me Kosovën, e cila aktualisht po tregon përmbajtje të konsiderueshme për t’u ulur në tryezën e bisedimeve”, ka thënë Borrell.
Ndryshe para një muaji, Albanian Post kishte raportuar për ardhjen e dyshes euro-amerikane në Prishtinë.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.com-
Kurti në Kongresin e socialistëve evropianë: Qëndrojmë në mbrojtje të demokracisë përballë autokratëve
-
Abdixhiku: Po marrim mbështetje për programin kombëtar të LDK-së
-
Konjufca: BE po pret me padurim të punojë me qeverinë ku bënë pjesë Vulin, po s’janë të gatshëm t’ia heqin masat Kosovës
-
Asociacioni kusht për KiE, Molliqaj: Kurti veten e ka mbështetur për muri, Kosova s’duhet të paguajë për gabimet e tij
Lajmet kryesore
-
Deutsche Welle ngre alarmin për Ballkanin, historia mund të përsëritet
-
Zhvillohen homazhe në varrezat e Dëshmorëve, përkujtohet 5 maji
-
Marrëveshja Izrael-Hamas, politologu Ian Bremmer: Biden ishte shumë i ngadalshëm, për të një marrëveshje është jetike, por ne jemi larg fundit
-
Nga Ocasio-Cortez te Sanders, ata demokratë që konkurrojnë Biden-in