Partia Demokratike e Kosovës (PDK) ka kundërshtuar vendimin e fundit të Qeverisë për masat e reja kundër COVID-19, pasi që ato janë diskriminuese sipas tyre.
Zëdhënësi i PDK-së, Faton Abdullahu, në një konferencë për media ka deklaruar se kërkesa e Qeverisë për tri vaksinat për qytetarët që hyjnë në Republikën e Kosovës është e paarsyeshme.
Sipas tij, kjo masë qeveritare përbën shkelje të të drejtave të qytetarëve.
“Kjo është shkelje e të drejtave të qytetarëve që jetojnë edhe përreth Kosovës dhe kanë lidhje të ngushtë me Kosovën, për bizneset dhe jetët e tyre”, ka thënë Abdullahu.
Sipas PDK-së, Qeveria duhet të ri-shqyrtoj masat sa ma parë në mënyrë që të stopohet diskriminimi.
“Kërkesa për tri vaksina në mënyrë që qytetarët, shqiptar-kosovar, të hyjnë në Kosovë është anti-shqiptare. Kosova është e të gjithë shqiptarëve”, ka deklaruar Abdullahu.
Ai ka thënë se që nga fillimi i shfaqjes së COVID-19, Kosova ka qenë e udhëhequr nga Albin Kurti. Sipas PDK-së, Kurti dhe qeveria e tij nuk ka bërë asgjë tjetër përpos izolimit të thellë të vendit.
“Për fat të keq, që nga fillimi në asnjë moment kjo qeveri nuk ka ditur të menaxhojë me pandeminë, përkundrazi, hapin e vetëm që ka ditur ta marrë ka qenë izolimi, mbyllja e qytetarëve dhe ndëshkimi i bizneseve”.
“Si pasojë e udhëheqjes së dobët e pa vizion, Kosova në këtë pandemi ishte vendi i fundit që siguroi testet dhe vendi i fundit që siguroi vaksinat. Tani po mbetemi vendi i fundit i izoluar e me masa të rrepta, në mungesë të menaxhimit të duhur nga kjo Qeveri”, ka thënë Abdullahu.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.com-
Szunyog: Rruga evropiane e Kosovës varet nga dialogu
-
Pushteti refuzon të ia jep meritat ish presidentes Jahjaga për sigurimin e aparaturës që ka kosto mbi 1 milionë euro
-
Kurti për vizitën dy ditore në Gjermani: Kryefjala e vizitës ishte rëndësia e anëtarësimit të Kosovës në KiE
-
Thaçi: Ëndrra ime është që të gjithë shqiptarët të jetojnë në një shtet
Lajmet kryesore
-
Konventa e Lirisë – Meta shndërron partinë për të dytën herë në po aq vjet
-
SPAK firmos urdhërarreste për zyrtarë të Kadastrës, dy në burg
-
Si studentët në “Columbia University” nxitën një revoltë mbarëkombëtare
-
Pushteti refuzon të ia jep meritat ish presidentes Jahjaga për sigurimin e aparaturës që ka kosto mbi 1 milionë euro