Një nga personat e përfshirë në aksidentin e shumë makinave të Arnold Schwarzenegger-it nuk mund t’u besonte syve të saj se me kënd kishte aksidentuar, jo vetëm për shkak të përplasjes, por sepse ajo është një fanse e madhe e tij.
Habiba Muminova ishte një nga shoferet që ndeshi veturën e saj me SUV-in e Arnold-it në aksidentin e së premtes, dhe ajo tha për TMZ se –“ndjeu sikur po halucinonte kur Arnold doli prej makinës së tij”.
Habibaka thënë se Arnold është një nga aktorët e saj të preferuar dhe pos që s’ishte nevrike nga aksidenti, ajo kishte thënë – “Zoti e bekoftë aktorin”,
Mes tjerash ajo ka rrëfyer se ishte duke bërë punën e saj – duke i çuar pacientët në takimet e mjekut – kur papritmas ajo u përplas në mes të një aksidenti ku përfshihej një yll filmi, si Schwarzenegger.
Ajo thotë se po priste të ndizej drita e kuqe e semaforit në Sunset Blvd kur fuoristrada e Arnoldit u përplas me një Prius, para se ta kuptonte se një nga gomat e pasme të Arnoldit po përplasej me makinën e saj, duke shkaktuar një tronditje të fortë.
Habiba thotë se goditja fillestare ishte aq e fortë sa mendoi se theu shtyllën kurrizore. Me SUV-në e Arnold-it që bllokoi derën e saj, Habiba thotë se doli nga dritarja e pasagjerit, ku u prit nga reaguesit e parë dhe e këshilluan të shkonte në spital.
Në vend të kësaj, ajo qëndroi në vendin e ngjarjes, me pacientin që po e transportonte.
Ajo thotë se tani po përjeton dhimbje në shtyllën kurrizore dhe në shpinë, nga shpatulla poshtë në anën e saj të majtë, teksa shton se do të kontrollohet nga një mjek këtë javë.
Muminova është e shqetësuar për punën e saj duke ecur përpara — ajo thotë se makina e saj është dëmtuar rëndë, gjë që do ta bëjë të vështirë, nëse jo të pamundur, lëvizjen e pacientëve nëpër qytet.
Ajo thotë se ka kontaktuar me një avokat për këshilla ligjore.
Burime pranë revistës, TMZ, kanë bërë të ditur se fajtori për aksidentin besohet të jetë aktori, por që i njëjti nuk është dënuar akoma nga policia.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.com-
Tom Selleck zbulon pse ai pothuajse refuzoi një kërcim me Princeshën Diana në darkën e Shtëpisë së Bardhë në vitin 1985
-
Cardi B sqaron pse ajo iu referua stilistit të veshjes së saj në Met Gala si “aziatik” në vend të emrit të tij
-
Ariana Grande thotë se xhirimi i filmit “Wicked” ishte “transformues”
-
Rita Ora dhe Taika Waititi rrëmbejnë vëmendje me stilin e veshjes në Met Gala 2024
Lajmet kryesore
-
Kurti: Zgjedhjet më mirë në verë se në dimër, s’ka rëndësi a qeverisë edhe 10 muaj, apo edhe 3 muaj
-
Nisma e PS, Delegacioni i BE-së: Të mos preket reforma në Drejtësi
-
Izraeli thellon ofensivën në Rafah dhe rihyn në zonat veriore të Gazës
-
Krasniqi: Dallime me Kurtin kemi, por diskutimin e patëm të mirë