Napoli ka arritur një fitore tjetër për t’u afruar më shumë me kreun.
Skuadra e drejtuar nga Luciano Spalletti ishte nikoçire e Salernitana-s, skuadrës së fundit në tabelë.
Dhe, ashtu si në letër që parashikohej, ndodhi edhe në fushë – Napoli e kishte shumë të lehtë.
Vetëm pas 17 minutash lojë, ata gjetën golin me anën Juan Jesus.
Bonazzoli përkohësisht barazoi rezultatin, por gjithsesi pjesa e parë u mbyll me epërsinë 2-1 të Napoli-t pasi Mertens konvertoi në gol penalltinë.
Në pjesën e dytë, Napoli zgjodhi gjithçka brenda tetë minutash.
Në minutën e 47-të, golin e gjeti kapiteni i kombëtares së Kosovës, Amir Rrahmani.
Rrahmani shfrytëzoi pasimin e Mertnes për të shënuar për 3-1.
Në të 53-ën, Insigne konvertoi në gol penalltinë e dytë për rezultatin përfundimtar 4-1.
Dy ndeshjet tjera të zhvilluara në këtë orar përfunduan me këto rezultate:
Spezia 1-0 Sampdoria
Torino 1-1 Sassuolo
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.comLajmet kryesore
-
Ahmeti për Mickoskin: Gjuajti me fishekzjarrë, unë me top dhe s’ka më të shtëna
-
Mbytja e nënës me tre fëmijët në Shkodër, Balla: RENEA vijon kërkimet, dyshime të forta për dhunë në familje
-
Zgjedhjet Evropiane, dilema e Melonit mes PPE dhe Salvinit
-
Pahor: Jam duke u përgatitur për ta udhëhequr dialogun – kandidatura dorëzohet gjatë javës në Bruksel