Ka përfunduar procesi i numërimit të votave të ardhura nga diaspora për Komunën e Dragashit.
Kështu ka bërë të ditur zëdhënësi i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Valmir Elezi për Albanian Post.
Në bazë të dhënave nga Qendra e Numërimit të Rezultateve, kandidati i Lidhjes Demokratike të Kosovës Bexhet Xheladini prin me 464 vota ndaj kandidatit të Partisë Demokratike të Kosovës, Shaban Shabani i cili ka marrë 152 vota.
Pas numërimit të votave nga diaspora përmbyset rezultati preliminar të shpallur nga KQZ dhe nëse nuk do të ketë ankesa në PZAP, Bexhet Xheladini i LDK-së do të jetë kryetar i ri i Komunës së Dragashit.
Me votat e rregullta dhe ato me kusht, Shaban Shabani i PDK-së printe me 17 vota më shumë se Bexhet Xheladini i LDK-së.
Ndryshe, më 13 dhjetor, ka përfunduar afati 15 ditor për pranimin e fletëvotimeve nga jashtë Kosovës për kryetar të komunës së Dragashit.
Gjykata Supreme e Kosovës ka marrë vendim që përsëritet procesi i votimit nga jashtë për komunën e Dragashit.
Kështu është bërë e ditur në aktgjykimin e Gjykatës Supreme.
“Urdhërohet Komisioni Qendror i Zgjedhjeve që brenda Kornizës Ligjore në fuqi të organizojë përsëritjen e Procesit të Votimit nga jashtë, për raundin e dytë të zgjedhjeve lokale për kryetar të komunës së Dragashit”, thuhet në aktgjykim.
Në Dragash ishte përmbysur rezultati pas numërimit të votave të ardhura nga diaspora, duke nxjerr fitues kandidatin e Lidhjes Demokratike të Kosovë (LDK), Bexhet Xheladini, i cili kishte marr gjithsej 244 vota, ndërsa kandidati i cili me votat e 14 nëntorit doli fitues, Shaban Shabani nga Partia Demokratike e Kosovës (PDK), nga diaspora kishte arritur të marr vetëm 54 vota.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.com-
Policia ka realizuar 95 operacione gjatë prillit, 120 shtetas të proceduar për dhunë në familje
-
Putin urdhëron stërvitje të armëve taktike bërthamore
-
Gërvalla dhe Maqedonci marrin pjesë në konferencën dy ditore të “Defence24 Days”
-
Mbytja e nënës me tre fëmijët në Shkodër, palombarët kërkojnë ndihmën e Ushtrisë