Pasi përfundoi fazën e grupeve, Champions League do të vijojë me raundin e të 16-ve. Shorti, që do të përcaktojë çiftet e këtij raundi, do të hidhet të hënën më 13 dhjetor, duke filluar nga ora 12:00.
Vendi ku do të hidhet shorteu do të jetë Nyon-i në Zvicër. Përveç Champions League, do të hidhet dhe shorti i raundit të 32-ve në Europa League dhe Conference League.
16 skuadrat finaliste janë ndarë në dy grupe. Në grupin e parë bëjnë pjesë ato skuadra që kanë dalë të parat në grupet respektive. Dhe në grupin e dytë, ato që kanë përfunduar të dytat në fazën e grupeve.
Grupi 1: Ajax (HOL), Bayern Munich (GJER), Juventus (ITA), Liverpool (ANG), LOSC Lille (FRA), Manchester City (ANG), Manchester United (ANG) dhe Real Madrid (SPA).
Grupi 2: Atletico Madrid (SPA), Benfica (POR), Chelsea (ANG), Inter (ITA), Paris Saint-Germain (FRA), Salzburg (AUT), Sporting CP (POR) dhe Villarreal (SPA)/ Atalanta (ITA).
Në raundin e të 16-ve nuk përplasen skuadra nga i njëjti vend dhe ato që kanë qenë pjesë e të njëjtit grup në raundin e grupeve. Ndeshjet luhen me sistem vajtje-ardhje.
Ndeshjet e para të raundit të 16-ve luhen më 15-16 dhe 22-23 shkurt 2022. Ndeshjet e kthimit luhen më 8-9 dhe 15-16 mars 2022. Të gjitha luhen duke filluar nga ora 21:00.
Të premten e 18 marsit do të hidhet shorti për çerekfinalet, gjysmëfinalet dhe finalen.
Risia e këtij viti është që nuk do të funksionojë më rregulli i golit në fushën kundërshtare.
Nëse skuadrat kanë barazim golash, pavarësisht rezultatit në fushat kundërshtare, ndeshja shkon në shtesë dhe, nëse është e nevojshme, drejt penalltive.
Finalja e Champions League për këtë sezon do të luhet më 28 maj 2022 në stadiumin “Gazprom Arena” në Shën Petersburg të Rusisë.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.com-
Mbyll sytë përgjithmonë legjenda e NBA, Bill Walton
-
Rafa Nadal jashtë French Open, e eliminon Zverev në raundin e parë
-
Duka për kandidaturën e përbashkët me Serbinë: Është interes kombëtar – i shërben edhe njohjes së Kosovës
-
Mirlind Daku shpërthen në lot për grumbullimin në Euro 2024 dhe poston mesazhin e veçantë: Jam djalë nga Kosova, më ka thirr Atdheu