Për shkak të borës së madhe, të mërkurën ishte shtyrë ndeshja në Bergamos mes Atalanta-s dhe Villarreal-it.
Sipas protokollit të UEFA-s, ndeshja duhet të zhvillohet brenda 24 orëve të ardhshme, ose nëse skuadra vendase nuk gjenë zgjidhje atëherë humbet me rezultat zyrtarë 3-0.
Mirëpo, Atalanta ka gjetur zgjidhje, dhe kjo ndeshje do të luhet sonte, me fillim në orën 19:00.
Deri tani, dihen 15 emra, kurse sonte do të mësohet edhe i 16-ti.
Atalanta dhe Villarreal luftojnë sonte mes vete për të siguruar kualifikimin në raundin tjetër të Champions League, derisa njëra nga to do shkojë në Europa League.
Manchester United është kualifikuar nga vendi i parë i grupit F.
Villarreal ka shtatë pikë, kurse Atalanta ka gjashtë.
Derisa Villarreal-it i konvenojnë dy rezultate, për bergamaskët punë bën vetëm fitorja.
Skuadrat e kualifikuara deri tani janë:
Nga vendi i parë: Manchester City, Liverpool, Ajax, Real Madrid, Bayern Munich, Manchester United, Lille, Juventus.
Nga vendi i dytë: PSG, Atletico Madrid, Sporting Lisbon, Inter, Benfica, Slazburg, Chelsea.
Sonte, Atalanta dhe Villarreal plotësojnë këtë listë – dhe shorti i raundit tjetër vendoset të hënën e 13 dhjetorit.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.comLajmet kryesore
-
BE duhet të zgjerohet ose të përballet me ‘Perden e re të Hekurt’, paralajmëron Michel
-
Forcimi i gjyqësorit është investimi më i mirë për të ardhmen e Shqipërisë, thotë Gonzato
-
Liria e medias “rrezikshëm afër pikës së thyerjes” në disa vende të BE-së
-
Osmani kërkon mbështetjen e Zvicrës për anëtarësimin e Kosovës në KiE