Komisioni Venecias i ka dërguar Kuvendit të Shqipërisë opinionin paraprak pas dërgimit të disa pyetje që lidhen me ndryshimin kushtetues për zgjatjen e afatit të organeve të vettingut në drejtësi.
Vendimi i ndërmarrë nga Komisoni tregon se mandati për organet e drejtësisë, ku sipas dispozitës kushtetuese rezulton të përfundojë më 17 qershor 2022, me amendamentin e propozuar me nismën ligjore zgjatet deri më 31 dhjetor 2024.
Sipas draftit, “Komisioni i Venecias është i mendimit se shtyrja e mandatit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit dhe Kolegji i Posaçëm i Apelimit, është në përputhje me standardet”.
Ky opinion po përgatitet në kuadër të Mekanizmit të Koordinimit të Ekspertizës në kuadër të programit të përbashkët të Bashkimit Evropian dhe Këshillit të Evropës “Lehtësia Horizontale për Ballkanin Perëndimor dhe Turqinë 2019-2022”.
Sipas Komisionit, ai do të nxirret në kohën e duhur dhe do të dorëzohet për miratim në seancën plenare të dhjetorit 2021.
Zgjatja e mandatit të vetting-ut
Kjo erdhi pasi afatet e komisioneve të vetting-ut përfundojnë pesë vite nga momenti i funksionimit.
PS-ja kërkoi që afatet e Komisionit të Pavarur të Kualifikimit dhe Kolegjit të Posaçëm të Apelimit të shtyhen deri në 2024-ën.
Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, në një komunikim me mediat u shpreh se kjo është një vijueshmëri e Reformës në Drejtësi.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.com-
Prokuroria Fier dërgon në gjyq 3 persona, shkaktuan 3 milionë lekë dëm me ndërhyrjen në Vjosë
-
Arrestohet 27-vjeçari nga Kosova, pasi aksidentoi për vdekje 60-vjeçarin në ‘Milot-Morinë’
-
Luan Baçi në SPAK, pas një kallëzimi
-
6 familje kërcënojnë me vetëflijim ndaj shembjes së banesave të tyre në Thumanë-Kashar
Lajmet kryesore
-
Nis takimi trepalësh në Bruksel
-
6 familje kërcënojnë me vetëflijim ndaj shembjes së banesave të tyre në Thumanë-Kashar
-
Administrata e Biden planifikon dërgesë armësh prej 1 miliard dollarësh në Izrael
-
Krerët e shtetit po e “armatosin” Serbinë me mundësi për “ofensivë diplomatike” kundër Kosovës, thotë Haziri