Kosova do të luajë dy ndeshje në kuadër të parakualifueseve për FIBA Eurobasket 2025.
Dardanët do të udhëtojnë te Norvegjia dhe do të presin Danimarkën në Prishtinë.
Për këto ndeshje, selektori Christos Marmarinos ka zgjedhur listën më 12 lojtarë.
Emrat e përzgjedhur nga trajneri Marmarinos bashk me shtabin e tij teknik janë:
Arti Hajdari, Dardan Berisha, Erjon Kastrati, Valon Bunjaku, Meriton Ismaili, Samir Zekiqi, Drilon Hajrizi, Muhamedali Janjeva, Denis Zenelaj, Dion Sheqiri, Gëzim Morina, Fisnik Rugova.
Ndeshja përballë Norvegjisë zhvillohet më 25 nëntor, kurse ajo me Danimarkën në ditën e pavarësisë së Shqipërisë, me datë 28.
Kosova do të ketë stërvitje në Prishtinë dhe pastaj më datë 22 do të udhëtojë për në Norvegji.
Ndaj Danimarkës Kosovës do t’i bashkohet edhe Mikaele Tmusic.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.comLajmet kryesore
-
Ranucci tregon pse nuk u transmetua pjesa e dytë e ‘Report’ për Shqipërinë
-
BE dënon sulmin ndaj gjyqtarit Tonin Stërkaj
-
Rafahu nuk është Stalingradi i Gazës – është një tjetër manipulim nga Netanyahu
-
Scholz, Kurtit: Duhen hapa konkretë në çështjen e Asociacionit kur në pyetje është anëtarësimi në KiE