Ylli i Bayern Munich-ut, Leon Goretzka mbeti i dëmtuar mbrëmjen e të enjtes ku Kombëtarja e Gjermanisë u përballë me Litenshtejnin.
Panzerat fituan me rezultatin 9-0, por në minutat e para të takimit, Jens Hofe i miqëve u ndëshkua me kartonin e kuq pas një ndërhyrje “horror” në dëm të Goretzka-s.
Hofe në mënyrë të pavullnetshme goditi me takë në qafë dhe nofull mesfushorin. Ky i fundit u zëvendësua disa minuta më vonë, për t’u mos rrezikuar.
Sipas teknikut, Hansi Flick, dëmtimi i mesfushorit nuk është shumë serioz dhe ai pritet të jetë në fushë përballë Armenisë.
“Unë supozoj se ai mund të vijë me ne në Armeni të shtunën”, tha Flick, duke shtuar se “Ai është ekzaminuar. Ai donte të vazhdonte lojën, por ne nuk donim ta rrezikonim”.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.comLajmet kryesore
-
Kurti për zgjedhjet e jashtëzakonshme: Opozita duhet të bëhet gati, ne jemi gjithmonë
-
Gërdeci/ Rrëzohet kërkesa për riekspertim ekonomiko-financiar, Mediu: Po kërkohet një kokë turku
-
Miqësia ‘pa kufi’ Putin-Xi do të vihet në provë gjatë vizitës shtetërore në Kinë
-
Molliqaj rreth “marrëveshjes” për zgjedhje: Krasniqi protagonist brenda opozitës, por vetëm në bazë të skenarit të Kurtit