Këshilli i Sigurimit i Organizatës së Kombeve të Bashkuara (OKB) të premten do të shqyrtojë raportin e rregullt gjashtëmujor për Kosovën.
Raporti i Sekretarit të Përgjithshëm të OKB-së do të prezantohet nga shefi i UNMIK-ut, Zahir Tanin.
Tanin ka deklaruar se raporti i ri është i fokusuar në reformën qeveritare, sundimin e ligjit, çështjet e sigurisë dhe situatën me pandeminë e COVID-19.
Ndërsa Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, të mërkurën ka udhëtuar për në New York për të marrë pjesë në seancën e Këshillit të Sigurimit të OKB -së ku raportohet për Kosovën.
“Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, ka udhëtuar për në New York, për të marrë pjesë në takimin e rradhës së Këshillit të Sigurimit të Organizatës së Kombeve të Bashkuara, lidhur me raportimin periodik të Përfaqësuesit Special të Sekretarit të Përgjithshëm të OKB-së për zhvillimet në Kosovë”, thuhet nga Zyra e Presidentes.
Sipas këtij njoftimi, në këtë takim të Këshillit të Sigurimit, Osmani do të paraqesë të arriturat e deritashme të shtetit të Kosovës, sfidat dhe perspektivën e vendit.
“Tanin prezantoi në pika të shkurta përmbajtjen e raportit të Misionit të Kombeve të Bashkuara në Kosovë që do të prezantohet në Këshillin e Sigurimit. Raporti fokusohet në reformat e qeverisë, sundimin e ligjit, çështje të sigurisë si dhe gjendjen dhe menaxhimin e pandemisë”, thuhet në njoftimin për media të Zyrë së Kryeministrit.
Ndërsa, kryeministri Kurti e ka falënderuar shefin e UNMIK-ut për njoftimin rreth raportit, ku ka ngritur disa shqetësime lidhur me pluralizmin dhe demokracinë në komunat me shumicë serbe në Kosovë, thuhet në njoftim.
M 13 prill ishte mbajtur online sesioni i mëparshëm ku ishte raportuar për Kosovën.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.com-
Izraeli tashmë ka shkatërruar qindra shtëpi në këtë fshat beduin
-
Bizneset perëndimore tërhiqen nga planet e tyre të largimit nga Rusia
-
Gozi: Vetëm struktura aktuale mund të garantojë një të ardhme për BE-në, Meloni është mësuar të gënjejë
-
A janë të djathtët që festojnë vdekjet e palestinezëve në Rafah ‘fytyra e vërtetë’ e Izraelit?