Klubi basketbollistik, Prizreni 16, ka mposhtur rivalët e tyre të qytetit, Bashkimin, me rezultat 71:65, në ndeshjen e xhiros së gjashtë të Art Motion Superligës së Kosovës në basketboll.
Çereku i parë ishte i baraspeshuar dhe me rikthime në rezultat dhe kjo pjesë përfundon 19:18.
Fillimi i periudhës së dytë ishte i barabartë, me epërsi të lehtë nga Prizreni 16, që u shkëput në fund duke e fituar këtë pjesë 17:10, ku skuadrat shkuan në pushim me rezultat 36:28.
Prizreni 16 e thelloi edhe më shumë epërsinë, ku më e larta ishte 49:37, por më pas u rikthye Bashkimi, duke barazuar rezultatin në 51:51, ndërsa shifrat në semafor pas 30 minutash ishin 53:51.
Lojë interesante u zhvillua në 10 minutat e fundit, ku dy minuta para se të përfundonte ndeshja, rezultati ishte 61:61, por nga ky moment Prizreni 16 u shkëput dhe triumfoi me rezultat 71:65.
Prizreni 16 ka katër fitore dhe dy humbje, kurse Bashkimi tri fitore dhe tri humbje.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.com