Pas ndeshjes së djeshme ndaj Suedisë, kombëtarja e Kosovës në futboll ka vazhduar stërvitjet në ditën e diele, për t’u përgatitur sa më mirë për ndeshjen ndaj Gjeorgjisë, që do të zhvillohet të martën në Prishtinë.
Përkundër kushteve të vështira atmosferike, Dardanët zhvilluan stërvitjet në kompleksin e Federatës së Futbollit të Kosovës në Hajvali, derisa futbollistët të cilët nuk luajtën në formacionin startues ndaj Suedisë ishin të pranishëm.
Kurse ata futbollistë që patën më shumë minuta në fushë në ndeshjen e së shtunës, kanë bërë rigjenerim me ushtrime fitnesi.
Ndërkaq, të hënën në ora 16:30, Dardanët të kompletuar do ta zhvillojnë seancën e fundit stërvitore në stadiumin “Fadi Vokrri”.
Ndonëse të zhgënjyer nga humbja e pësuar ndaj Suedisë, djelmoshat e Kosovës tashmë janë të përqendruar në ndeshjen e radhës, me synimin për paraqitje sa më të mirë para tifozëve dardanë dhe për të arritur fitoren e dytë në këtë cikël kualifikues.
Kujtojmë që Kosova ka grumbulluar katër pikë në kualifikimet e Kupës së Botës “Katar 2022”, derisa veç ndeshjes ndaj Gjeorgjisë, do të zhvillojnë edhe një takim me Greqinë në udhëtim, me datën 14 nëntor.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.comLajmet kryesore
-
Nis takimi trepalësh në Bruksel
-
6 familje kërcënojnë me vetëflijim ndaj shembjes së banesave të tyre në Thumanë-Kashar
-
Administrata e Biden planifikon dërgesë armësh prej 1 miliard dollarësh në Izrael
-
Krerët e shtetit po e “armatosin” Serbinë me mundësi për “ofensivë diplomatike” kundër Kosovës, thotë Haziri