Kombëtarja U19 e Kosovës, ka filluar me humbje fazën kualifikuese të Kampionatit Evropian, duke u mposhtur në udhëtim te Norvegjia me rezultat 3:0.
Pjesa e parë e ndeshjes ishte kryesisht e baraspeshuar, por në minutën e 44-të Dardanët e rinj ishin të pafat teksa u akordua një penallti në favor të norvegjezëve, të cilën e konkretizoi talenti i Chelsea-t, Bryan Fiabema.
Fiabema ishte mjaft i disponuar në këtë ndeshje, i cili në pjesën e dytë të ndeshjes realizoi edhe dy gola të tjerë.
Të dytin e realizoi në minutën e 66-të, teksa shtatë minuta më vonë, anëtari i klubit londinez trefishoi shifrat duke u shërbyer nga talenti kosovar, Uranik Seferi.
Kosova U19 është në Grupin 10 të fazës kualifikuese që filloi sot, e që përveç Norvegjisë, në këtë grup janë edhe Gjeorgjia e Uellsi.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.comLajmet kryesore
-
Kurti: Zgjedhjet më mirë në verë se në dimër, s’ka rëndësi a qeverisë edhe 10 muaj, apo edhe 3 muaj
-
Nisma e PS, Delegacioni i BE-së: Të mos preket reforma në Drejtësi
-
Izraeli thellon ofensivën në Rafah dhe rihyn në zonat veriore të Gazës
-
Krasniqi: Dallime me Kurtin kemi, por diskutimin e patëm të mirë