Shpesh ndodh që fytyrat publike të shfaqen me veshje të njëjta me kolegët e tyre, por që ato të shfaqen me stil dhe kohë të njëjtë? Pak më rrallë.
Një gjë e tillë duket të ketë ndodhur së fundmi, teksa dy modelet e famshme shqiptare, Morena Taraku dhe Arbenita Ismajli, kanë publikuar imazhe në llogaritë e tyre të Instagram-it, me fustan të njëjtë, si në stil, ashtu edhe në ngjyrë.
Madje, edhe kohën e publikimit të fotografive e kishin të njëjtë, veç se Morena ishte treguar për disa minuta më e shpejtë.
Taraku në vilën e saj në Stamboll të Turqisë dhe Ismajli me pushime në bregdet, që të dyja kanë vendosur të veshin një fustan të shkurtër, ngjyrë blu me dekolte plotësisht të hapur, i përshtatshëm për shëtitje në jaht, por për një dalje natën? Atë e gjykoni ju!
Mes tjerash, fustani transparent në trupin e Morenës dhe Arbenitës është i krijuar nga kompania e famshme e veshjeve – “Fashionnova”, dhe dyshja, Taraku e Ismajli, e kanë etiketuar markën në mbishkrimin e publikimit të imazheve.
Gjithsesi, ndërsa Arbenita po vazhdon të shijojë pushimet me familjen e saj të vogël, bashkëshortin rep artist, Fero-n si dhe vajzën e tyre, Ninën, për Morenën orët pasuese pas publikimit të fotografive me fustanin blu, nuk kanë qenë fare të mira.
Për më tepër, ato ishin tragjedi në vete. Kjo pasi që në mbrëmjen e 7 shtatorit nga jeta është ndarë miku i ngushtë i Morena Tarakut, Eronit Sermaxhaj.
Eroniti kishte kohë që po vuante nga kanceri në trupin e tij dhe vite më parë kishte arritur ta largonte atë, por që sëmundja i ishte rikthyer tash e pothuajse një vit duke i shkaktuar dhimbje dhe duke i marrë përfundimisht edhe jetën.
Morena e pikëlluar ka shpërndarë në llogarinë e saj të Instagram-it, disa fotografi me mikun e saj, Eronitin.
“Do të tregoj gjithçka rreth saj kur të të shoh përsëri miku im. Do të më mungoj çdo sekondë me ty”, ka shkruar Taraku, duke shkëputur disa pjesë nga hiti “See you again”, i rep artistit, Wiz Khalifa, këngë të cilën ai ia kishte kushtuar vdekjes së papritur të aktorit të famshëm, Paul Walker.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.comLajmet kryesore
-
Balla: 900 mijë pasagjerë më shumë në Rinas se vitin e kaluar, shtojmë 100 efektivë
-
Pedro Sanchez qëndron, nuk dorëhiqet nga pozita e kryeministrit
-
Baerbock bën fushatë për integrimin e Ballkanit, në përvjetorin e zgjerimit të BE-së në 2004
-
Kosova refuzoi “zgjidhje afatgjatë” nga Escobari për dinarin, preferon “kompromis të negociuar” nga Lajçaku