Ajo që të gjithë kishin frikë – se masa e gjetur në testet mjekësore ishte një tumor – për fat të keq është konfirmuar.
Por, ndërsa “masa” e identifikuar nga testet mjekësore në veshkën e majtë të Cavis LeVert është një masë tumorale, lajmi i mirë është se ajo është hequr tashmë nga Dr. Jason Sprunger në Community North Hospital në Indianapolis. Ishte një operacion i përkryer deri në atë pikë, sa që tani lojtari i ri i Pacers nuk do të duhet t’i nënshtrohet trajtimit të mëtejshëm.
Padyshim që LeVert – i cili mbërriti në Indiana nga Brooklyn si pjesë e shkëmbimit, do të mbetet jashtë fushës së basketbollit për një kohë të pacaktuar, por Pacers menjëherë konfirmuan afërsinë e tyre me lojtarin e ri, që ende nuk ka luajtur me ta, si dhe gatishmërinë më të madhe për ta pritur atë me durim, në funksion të një kthimi në fushë që të gjithë e shpresojnë sa më shpejt të jetë e mundur./AlbanianPost.com
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.comLajmet kryesore
-
Kurti: Zgjedhjet më mirë në verë se në dimër, s’ka rëndësi a qeverisë edhe 10 muaj, apo edhe 3 muaj
-
Nisma e PS, Delegacioni i BE-së: Të mos preket reforma në Drejtësi
-
Izraeli thellon ofensivën në Rafah dhe rihyn në zonat veriore të Gazës
-
Krasniqi: Dallime me Kurtin kemi, por diskutimin e patëm të mirë