Kampioni i Kosovës në futboll, FC Prishtina, është eliminuar në kualifikimet për në Eurpopa Conference Leauge, teksa ka humbur në ndeshjen e kthimit përball kampionit të Norvegjisë, Bodo/Glimt.
Pas asaj fitoreje fantastike në Prishtinë me rezultat 2:1, bardhekaltrit tani pësuan humbje në udhëtim nga norvegjezët me shifrat 2:0.
Skuadra e Bodo/Glimt e gjeti golin në minutën e 18-të, me anë të futbollistit Erik Botheim.
Pjesa e parë, ashtu sikurse edhe e gjithë loja u dominua nga skuadra vendase, derisa ata humbën një mundësi të mirë për të dyfishuar epërsinë, kur në minutën e 24-të, Patrick Berg dështoi të shënojë nga pika e bardhë e penalltisë.
Pjesa e parë përfundoi me epërsi minimale të Bodo-s, teksa të dytën gjithashtu e kontrolluan lojën, por Prishtina arriti të mbrohet mjaft mirë deri në minutën e 78-të, kur përsëri sulmuesi, Botheim dyfishoi shifrat për rezultatin përfundimtar 2:0.
Kështu, me këtë humbje skuadra kosovare mbylli aventurën në garat evropiane me mjaftë sukses, pasi që u eliminua nga kampioni i Norvegjisë, të cilët u cilësuan favoritë absolut i këtij çifti.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.comLajmet kryesore
-
Kosova përfundimisht mbetet jashtë agjendës për Këshillin e Evropës
-
Wisner nga Kukësi: Presim përparim për hidrocentralin e Skavicës
-
Rusia duhet të paguajë për rindërtimin e Ukrainës, thotë Blinken
-
Shqipëria, Britania e Madhe dhe Kosova nënshkruajnë deklaratë bashkëpunimi kundër migracionit të paligjshëm