Tokyo 2020

Merizaj përfundon garën e 50 metrave not stil i lirë


Nikol Merizaj notarja e Shqipërisë në Tokio 2020 ka përfunduar garën e 50 metrave stil të lirë.

Ajo e ka përfunduar garën në vendin e tretë në baterinë e gjashtë në kohën 26.21 sekonda.

Merizaj nuk mundi të kualifikohej për në 16 më të mirat, pasi u rendit në vendin e 42 nga 80, por arriti të thyente rekordin kombëtar në këtë garë.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore