UEFA i ka dërguar ftesë Christian Eriksen-it dhe stafit mjeksor që i shpëtuan jetën këtij të fundit, në përballjen mes kombëtares së tij, Danimarkës me Finlandën, për të qenë të pranishëm në finalen e Euro 2020.
Sipas “ESPN” UEFA kërkon të ketë të pranishëm në stadium Eriksen-in, së bashku me stafin mjeksor më 11 korrik në orën 21:00.
Në total janë dërguar tetë ftesa, ku Eriksen-i do të jetë i pranishëm edhe me bashkëshorten. Gjithsesi asnjë nga tetë personat që kanë marrë ftesë nuk ka dhënë aprovimin se do të jetë i pranishëm.
Njëri prej mjekëve që ka marrë ftesë, Peder Ersgaard tha se “jam aq i ngazëllyer sa një fëmijë në prag të Krishtlindjeve. Jam shumë krenar për punën time, por edhe për tërë ekipin. Nuk ishte një përpjekje individuale”.
“Shpresoj të shoh Itali-Danimarkë në finale” vazhdoi Ersgaard-i.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.comLajmet kryesore
-
Tre monumente të Skënderbeut në Kalabri, Begaj: Simbol për të gjithë shqiptarët
-
“Java e Evropës”, Gonzato: Ta shoqërojmë Shqipërinë në rrugëtimin drejt BE-së
-
Lind manifesti i PSE “Kurrë me ECR dhe ID. Përparimi i ekstremit të djathtë është një kërcënim për BE”
-
Konjufca: BE po pret me padurim të punojë me qeverinë ku bënë pjesë Vulin, po s’janë të gatshëm t’ia heqin masat Kosovës