Spanjollët u lejuan të hiqnin maskat kur ndodheshin në ambientet publike, për herë të parë që prej vitit të shkuar, mirëpo një pjesë e mirë prej tyre, nuk kishte ngut për t’u “zhveshur” nga aksesori (jo)estetik kundër Covid-19.
Spanja ka njohur një ulje të madhe rastesh në muajt e fundit. Për 100 mijë banorë, ato kanë rënë në 95 nga 150 që kanë qenë.
Përtej ambienteve të hapura, në mjediset e mbyllura, maska ende kërkohet me detyrim. Po ashtu, edhe në vendet e populluara dhe ku nuk mund të respektohet distancimi social.
“U habita, sepse prisja të shihja shumë njerëz pa maskë”, mendonte Manuel Mas, një këngëtar rruge në Madrid. “Por, shumë njerëz vazhdojnë i mbajnë maskat”.
Një 20 vjeçare tjetër, e cila punon si kamariere, qartësoi se kishte ndërmend ta mbante maskën, pasi nuk ishte vaksinuar ende.
Mbi gjysma e popullsisë gjithsesi, e kanë marrë të paktën një dozë kundër Covid-19.
Prej fillimit të pandemisë, rreth 3.8 milionë raste me Covid-19, janë regjistruar në Spanjë. Prej tyre, mbi 80 mijë kanë humbur jetën.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.comLajmet kryesore
-
Pse Spanja (s’)mund ta njohë Kosovën sikurse Palestinën?
-
Rama thotë se shtyrja e hapjes së qendrave në Shqipëri për emigrantët është çështje e Italisë
-
SHBA rishikon lidhjet me Gjeorgjinë mbi ligjin e ‘agjentëve të huaj’
-
Skandali me mikrokreditë çon në revokimin – e vonuar – të dy licencave, nga Banka e Shqipërisë