Ditët e fundit është folur shumë për një largim të argjentinasit Icardi nga Paris Saint-Germain.
Thuhej se ish-futbollisti i Inter-it, këtë verë mund t’i bashkohej Juventus-it.
Kjo pasi Icardi ka humbur vendin si startues te francezët, ku nuk po gjen shumë vazhdimësi.
Por, gjithë këto zëra i ka mohuar vet Icardi.
Nëpërmjet postimeve të tij në Instagram, ai ka shfaqur disa foto të raportimeve që ai do të largohet, duke thënë që të gjitha janë lajme të reme.
Në fund, ai shkruajti:
“Unë dhe familja ime jemi shumë të lumtur në Paris dhe unë kam shumë vite të mbetura në kontratë”.
“Jam shumë i lumtur që skuadra tjera janë të interesuara për mua, por e tashmja dhe e ardhmja ime janë në Paris”.
Icardi do të vazhdoj të paktën edhe për nje sezon te PSG, ku synon të rifitojë vendin e titullarit dhe të kthehet në formën e tij ideale.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.com-
France Football po konsideron ndryshimin e rezultatit të Topit të Artë
-
Atalanta dhe Juventus ‘dhëmbë për dhëmbë’ për trofeun e Kupës së Italisë
-
Egnatia fiton Kupën e Shqipërisë për të dytin sezon radhazi
-
Rreth 400 mijë euro u investuan për rregullimin e stadiumit të Vitisë – por ende është jashtë funksionit
Lajmet kryesore
-
Kurti me partnerët e koalicionit: Zgjedhjet e parakohshme, nëse ka harmonizim të plotë të opozitës
-
6 familje kërcënojnë me vetëflijim ndaj shembjes së banesave të tyre në Thumanë-Kashar
-
Administrata e Biden planifikon dërgesë armësh prej 1 miliard dollarësh në Izrael
-
Krerët e shtetit po e “armatosin” Serbinë me mundësi për “ofensivë diplomatike” kundër Kosovës, thotë Haziri