“Asnjë koment dhe zero shqetësim për çdo vendim nul apo veprimtari antikushtetuese dhe antiligjore të Kuvendit njëpartiak”.
Është ky reagimi i zëdhënësit për shtyp të presidentit, Tedi Blushi, me anë të një postimi në Facebook. Kjo përgjigje vjen pas mbledhjes së radhës mbi hartimin përfundimtar të raportit që do të përpilojë Komisioni i Posaçëm Hetimor ndaj pretendimeve mbi shkeljet kushtetuese të Ilir Metës gjatë fushatës zgjedhore.
Sipas Blushit, kjo është një tentativë e dëshpëruar për të shmangur vëmendjen nga debati publik për krimet zgjedhore.
“Presidenti i Republikës do të vazhdojë të ushtrojë detyrën e tij deri më 24 korrik 2022”, shpreh bindjen Blushi. Ky i fundit argumenton se presidenti, “do ta bëjë këtë me përgjegjësi të lartë dhe me respekt në mbrojtje të Kushtetutës”.
Ilir Meta është nën hetim hetimor për thirrjet që ka bërë në një periudhë disa javore parazgjedhore.
Ndër më kryesoret janë thirrjet ndaj popullit “për të marrë kosat dhe sëpatat në mbrojtje të votave”.
Sipas socialistëve, këto thirrje janë çdo tagri kushtetues të rolit të presidentit. Ky i fundit, pavarësisht detyrimit ligjor që ka, nuk është paraqitur në komision për të dëshmuar versionin e tij të ngjarjeve.
Raporti pritet t’i çohet Kuvendit së shpejti. Procedura e mëpasshme, është ajo e votimit në Parlament mbi shkeljet. Nëse arrihet shkarkimi me dy të tretat e votave, atëherë dosja shkon në Gjykatë Kushtetuese.
Kjo e fundit, jep vendimin përfundimtar për Metën.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.com-
Bashkëpunimi Shqipëri-Britani në drejtësi po njeh zhvillime pozitive, thotë Manja pas takimit me King-Smith
-
Pas kalimit të rezolutës antikorrupsion, PS voton të enjten edhe Komisionin e Posaçëm
-
Meloni mbron sërish Ramën: Është sulmuar padrejtësisht, projekti në Shqipëri po përparon
-
Begaj pret drejtoren e Korpusit të Paqes, vlerësohet angazhimi vullnetar amerikan në Shqipëri