Dueli mes Portland Trail Blazers dhe Phoenix Suns ishte fantastik dhe dramatik e cila përfundoi me fitoren e këtyre të fundit me rezultat minimal 117:118.
Ndeshja ishte e baraspeshuar dhe nuk dihej fituesi i ndeshjes deri në posedimin e fundit.
Në momentet e fundit kur Blazers ishin në avantazh prej vetëm një pikësh, Devin Booker i Phoenix Suns gaboi në hapa për të humbur topin.
Më pas Covington hupi dy gjuajtjet e lira dhe Booker në posedimin e fundit të Suns shënoi dy gjuajtje të lira për t’i dhënë fitoren Phoenix.
Më të mirët te Suns ishin Chris Paul me 26 pikë e 7 asistime, Devin Booker me 18 pikë, Cameron Payne me 21 pikë dhe Mikal Bridges me 21 pikë e 11 kërcime.
Ndërsa te Blazers më të dalluarit ishin Damian Lillard me 41 pikë e 5 asistime dhe CJ McCollum me 27 pikë e 6 asistime.
https://www.youtube.com/watch?v=-vIXDMGclFg
Ndeshja mes Philadelphia 76ers dhe Miami Heat ishte interesante dhe përfundoi me fitoren e Heat me rezultat 94:106.
Heat ishin dominant nga fillimi ku patën një epërsi prej 16 pikësh në çerekun e parë.
Legjenda e Heat, Udonis Haslem i cili nuk kishte luajtur për një kohë të gjatë, u paraqit përballë 76ers, por u përjashtua nga loja pasi nisi të fjaloset me Dëight Howard.
Më të mirët te Heat ishin Jimmy Butler me 21 pikë, Bam Adebayo me 18 pikë e 12 kërcime dhe Tyler Herro me 18 pikë.
Kurse te 76ers më të dalluarit ishin Tobias Harris me 21 pikë dhe Shake Milton me 12 pikë.
https://www.youtube.com/watch?v=cFXyqHX8xfY
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.com