Skuadra e Rahovecit ka shënuar fitore të ngushtë në udhëtim te Golden Eagle Ylli me rezultat 65:68, në ndeshjen e katërt gjysmëfinale të Play-offit në Five Star Superligën e Kosovës në basketboll.
Mysafirët nga Rahoveci e nisën për mrekulli ndeshjen, duke dominuar në tërësi çerekun e parë, i cili përfundoi me shifrat 4:21 në favor të tyre.
Lojë më e baraspeshuar u zhvillua në çerekun e dytë, kurse mysafirët kishin epërsi 16:37, por më pas vendasit u kthyen disi në lojë, derisa pjesa e parë përfundoi me rezultat 25:37.
Skuadra rahovecase vazhdoi me lojë të mirë edhe në pjesën e dytë, ku në çerekun e tretë arriti epërsi deri në 23 pikë, me një seri prej 4:15, por therandasit nuk u dorëzuan dhe ngushtuan shifrat në 45:56.
Ylli rikthehet fuqishëm në 10 minutat e fundit, ku 4 minuta e gjysmë nga fundi ngushtuan epërsinë në 56:59, por në fund ndeshja përfundoi me rezultat 65:68.
Pra, seria gjysmëfinale barazohet në 2:2 dhe sa i përket finalistit, gjithçka do të vendoset në ndeshjen e pestë, të martën në Rahovec.
Te Rahoveci më i miri ishte Ed Daniel me 23 pikë e 19 kërcime, kurse te Golden Eagle Ylli u dalluan Gëzim Morina me 15 pikë e 15 kërcime dhe Demetris Morant me 12 pikë e 12 kërcime.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.comLajmet kryesore
-
Ahmeti për Mickoskin: Gjuajti me fishekzjarrë, unë me top dhe s’ka më të shtëna
-
Mbytja e nënës me tre fëmijët në Shkodër, Balla: RENEA vijon kërkimet, dyshime të forta për dhunë në familje
-
Zgjedhjet Evropiane, dilema e Melonit mes PPE dhe Salvinit
-
Pahor: Jam duke u përgatitur për ta udhëhequr dialogun – kandidatura dorëzohet gjatë javës në Bruksel