Lajme

64 raste pozitive me COVID-19 në Kosovë


Ministria e Shëndetësisë (MSH) ka raportuar se brenda 24 orëve, janë regjistruar 64 raste pozitiv me COVID-19.

Numri i të infektuarve vjen nga 208 mostra të marra nga Shërbimi Spitalor dhe Klinik Universitar i Kosovës.

Sipas Ministrisë së Shëndetësisë, gjatë 24 orëve të fundit janë shëruar 12 persona.

Raste aktive me COVID-19, janë gjithsejtë 322.

Brenda 24 orëve të fundit, në Kosovë janë vaksinuar 63 persona.

Numri i personave të vaksinuar me dozën e parë arrin në 903 mijë e 412, kurse numri i të vaksinuarve me të dy dozat është 823 mijë e 696.

Të dhënat e ministrisë së Shëndetësisë.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore