Sport

6 prilli, Dita Ndërkombëtare e Sportit për Zhvillimin dhe Paqen


Dita Ndërkombëtare e Sportit për Zhvillim dhe Paqe (IDSDP) është një festë e përvitëshme që kujton fuqinë e sportit për të nxitur ndryshimet në shoqëri, zhvillimin e komunitetit dhe për të nxitur paqen dhe mirëkuptimin.

Data 6 prill u vendos nga Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara, më 23 gusht 2013 dhe nga 6 prilli 2014 u mbështet edhe nga Komiteti Olimpik Ndërkombëtar.

Kjo datë përkujton inagurimin e lojërave të para Olimpike të epokës moderne në Athinë, në 1896.

Grupi sportiv i Gjimnazit Shtetëror të Shkodrës, i cili, siç thotë shënimi i fotografisë “…në të bujtunat ndërshkollore të Shkodrës në vjetin shkollor 1929-30 muer pjesë në 12 të bujtuna dhe fiton 19 çmime, 10 të para e 9 të dyta, dhe 2 gota argjendi”. A.Q.SH.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore