Shqipëria

6 ambasadorë amerikanë me Shqipërinë në zemër


Puna e diplomatëve në dinamikën e saj ka për karakteristikë lëvizjen e shpeshtë nga një vend në tjetrin.

Por, që një vend i veçantë mund të mbetet në zemrën e dikujt – qofshin edhe diplomatë të lartë – nuk është çudi.

Kjo ka ndodhur pikërisht në Washington, ku pesë ish-ambasadorë amerikanë në Shqipëri dhe ajo aktuale, Yuri Kim, janë takuar miqësisht në një tryezë, duke shkrepur edhe një fotografi, e cila është në vetvete një “kartolinë diplomatike” për Shqipërinë.

Nën shoqërinë e Bill Ryerson, Marisa Lino, Jim Jeffrey, Marcie Ries, Alexander Arvizu, Kim jo vetëm që shkruan se është një mbledhje e mrekullueshme, por gjithashtu thekson lidhjen e fortë mes amerikanëve dhe shqiptarëve.

 

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Yuri Kim (@amb_yurikim)

“Ne kemi pasur eksperienca të ndryshme në 31 vitet, që kur Shqipëria u çlirua nga zinxhirët e komunizmit diktatorial, por kemi një gjë të përbashkët: besimin se lidhja mes amerikanëve dhe shqiptarëve është me të vërtetë e veçantë”.

Më tej, ambasadorja aktuale thekson edhe admirimin për mënyrën se si populli shqiptar ka arritur kaq shumë gjëra, pavarësisht gjasave kundër kësaj. E gjithë kjo, duke mbartur optimizëm për të ardhmen.

Në fakt, vetë takimi mes Ryerson dhe Kim është në vetvete i veçantë, pasi bëhet fjalë për ambasadorin e parë amerikan pas rënies së komunizmit në Shqipëri dhe asaj të fundit, e cila aktualisht ushtron mandatin.

Shumë gjëra në të vërtetë kanë ndryshuar prej atëherë, por një gjë duket ende në të njëjtin vend… miqësia e pakushtëzuar amerikane për Shqipërinë, si edhe angazhimi i fuqishëm politik i Washington-it, i gjithi i sjellë në një foto të thjeshtë.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore