Lajme

4 vdekje dhe 2250 raste të reja me COVID-19 në Kosovë


Ilustrim i fotografise

Katër persona e kanë humbur jetën nga COVID-19, ndërsa kanë rezultuar 2 mijë 250 raste pozitive me COVID-19, në 24 orët e fundit në Kosovë.

Institutit Kombëtar i Shëndetit Publikë të Kosovës ka njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare dhe në laboratorët privat me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 11 mijë 814 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në teren.

Sipas IKSHPK-së gjatë 24 orëve të fundit janë shëruar 154 persona gjithsejtë.

Raste aktive me COVID-19, janë gjithsejtë 16 mijë 341.

Numri total i rasteve të konfirmuar është 125 mijë 348 persona, ndërsa nga fillimi i pandemisë numri i rasteve të vdekjes është 2 mijë 307 persona.

Në 24 orët e fundit në Kosovë janë dhënë 22 mijë 245 vaksina kundër COVID-19.

Nga fillimi i vaksinimit e deri më tani në të gjithë Kosovën janë dhënë 666 mijë 476 doza të vaksinës.

Ndërsa të vaksinuar me dozën e dytë janë 227 mijë 581.

Një ditë më parë në Kosovë, 8 persona kanë humbur jetën ndërsa 2 mijë 236 raste pozitive me COVID-19.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore