Lajme

32 zyrtarë serb u paguan pa shkuar në punë, Pupovci: Nga shkurti s’do marrin rroga


Dukagjin Pupovci

Zëvendësministri i Arsimit, Dukagjin Pupovci në Komisionin për Mbikëqyrjen e Financave Publike ka bërë të ditur se nga shkurti i këtij viti nuk do të marrin pagë 32 zyrtarë të komuniteti serb, të cilët pa shkuar fare në punë i kanë kushtuar shtetit mbi 135 mijë euro.

Ai madje ka bërë të ditur se Ministria e Arsimit nuk po arrin të kontaktojë me ta, përveç tre prej tyre të cilët janë përgjigjur në telefonatat e institucionit.

“Për shumicën dërrmuese nuk kemi as informacione kontakti si duket dhe një veprim që kemi bërë është që në këtë muaj do t’i qesim pagat në zero në mënyrë që të na paraqiten. Pastaj kur t’i kemi ata njerëz të shohim se si mund të menaxhohet situata e tyre”, ka thënë Pupovci.

“Përndryshe, ministria jonë ka gati më së shumti persona të tillë që janë kaluar prej njërës nga marrëveshjet prej të kaluarës dhe mund t’i angazhojmë ata për punë vetëm në pjesën veriore të Kosovës”.

Më tej, Pupovci tha se këta 32 punonjës të ministrisë nuk kanë ndjekur konkurset publike dhe se të njëjtit kanë arsimim vetëm të shkollës së mesme.

“Kjo është një çështje e ndjeshme politike nuk është çështje e administratës. Ne, ata njerëz na kanë hyrë në listën e pagave jashtë të gjitha procedurave, ata nuk kanë marrë pjesë në konkurs publik, ata nuk i kanë ndjekur procedurat normale. Ata thjesht janë vendosur në listën e pagave dhe ata janë aty.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore