Shqipëria

20 shqiptarë arrestohen në Athinë, pjesë e një organizate kriminale


Një aksion i Policisë greke ka çuar në goditjen e një rrjeti të tërë të organizuar kriminal, ku për pasojë 30 vetë janë dërguar prapa hekurave, mes të cilëve 20 shqiptarë.

Pjesa tjetër e grupit përbëhej nga tetë pakistanezë, një rumun dhe një shtetas nga Bangladeshi.

Veprimtaria e tyre kryesore zhvillohej nëpërmjet vjedhjeve të pasagjerëve të transportit publik.

Po ashtu, nëntë persona të tjerë janë identifikuar si pjesë e rrjetit dhe janë shpallur në kërkim.

Akuza paraprake, është ajo e krijimit të një organizate kriminale me raste të shumta vjedhjeje dhe shkelje e ligjit për parandalimin e pastrimit të parave.

Gjeneza shkon në tetor 2021, kur ky grup mendohet se është formuar. Çdo anëtar sakaq, ka pasur rolin e veçantë në përbërjen e strukturës së grupit.

Dy nëngrupe kryesore funksiononin për vjedhjen e përditshme të pasagjerëve të transportit publik.

Orët e fluksit të udhëtarëve ishin ato kur veprohej më së shumti.

Përfitimi financiar i vetëm disa muajve organizim, përllogaritej në mbi 50 mijë euro.

Kontrolle janë kryer edhe në banesat e anëtarëve të grupit.

Gjatë punës hetimore, janë gjetur dhe sekuestruar 10 laptopë, 83 celularë, 11 ora, pesë kuleta, tre çanta, disa bizhuteri, pesë makina private, dy motoçikleta, rreth 3 mijë euro dhe një sasi lënde narkotike kanabis sativa e përpunuar.

Pjesa më e madhe e të përfshirëve, kanë qenë të arrestuar edhe më parë për vepra të ngjashme.

Fjalën e ka tashmë Prokuroria e Athinës fillimisht për akuzën e më pas Gjykata.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore