Lajme

19 raste pozitive me COVID-19 dhe asnjë i vdekur


Ilustrim

Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik (IKShPK), në Kosovë ka raportuar 19 persona të infektuar nga COVID-19.

Numri i të infektuarve vjen nga 2 mijë e 672 mostra të marra nga Shërbimi Spitalor dhe Klinik Universitar i Kosovës.

Sipas IKShPK-së, gjatë 24 orëve të fundit janë shëruar gjithsejtë tetë persona.

Numri total i rasteve pozitive me COVID-19, është 137 ndërsa deri më tani kanë humbur jetën mbi dy mijë persona.

Prej 13 marsit 2020, kur janë regjistruar rastet e para të infektimit, autoritetet shëndetësore në Kosovë kanë regjistruar 107 mijë e 992 pacientë me këtë virus.

Në Kosovë tashmë ka nisur programi i vaksinimit masiv kundër Coronavirusit.

Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 356 mijë e 771 doza të vaksinës.

Deri të shtunën 107 mijë e 551 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.

Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik u ka bërë thirrje qytetarëve që të vaksinohen.

“Mos lejoni mbylljen e të gjithëve për pakujdesin e disa”, thuhet në thirrjen e IKSHPK-së.

Ndryshe, të enjten , zëdhënësi i Ministrisë së Shëndetësisë në Kosovë, Faik Hoti, ka thënë për Albanian Post se në Kosovë ka arritur një kontingjent me vaksina anti-COVID-19.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore