Euro 2020

11-shja më e mirë e çerekfinaleve


Me fitoren e Anglisë përballë Ukrainës, me rezultat 4-0, u mbyll faza e çerekfinaleve në EURO 2020.

Shumë futbollist ishin vendimtar në fitoret e skuadrës së tyre, por kishe edhe të tjerë që zhvilluan paraqitje mjaft të mira, përkundër humbjes së skuadrës së tyre.

Faqja e stastikave të futbollit, në bazë të notave të lojtarëve, ka zgjedhur 11-shen më të mirë të kësaj faze.

Në portë: Yan Sommer i Zvicrës.

Në mbrojtje: Vladimir Coufal, Harry Maguire, Thomas Vermalen, Luke Shaw.

Në mesfushë: Jadon Sancho, Tomas Delaney, Xherdan Shaqiri, Lorenzo Insigne.

Në sulm: Harry Kane, Kasper Dolberg.

Katër nga pjesëmarrësit në këtë formacion, e kanë mbyllur eksperiencën në EURO 2020.

Kurse, shtatë të tjerë, do të vazhdojnë rrugën e tyre në tentativë për të sjellur trofeun e madh në shtetin e tyre.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore