Uncategorized

11-shet e mundshme për El Clasico


Zinedine Zidane dhe Ronald Koeman kanë prezantuar skuadrën e ftuar për El Clasico-n e sontme.

Real Madrid:

Barcelona:

Te madrilenët mungesë janë dy qëndërmbrojtësit kyresor, Raphael Varane dhe Sergio Ramos.

Përveç tyre mungojnë edhe Eden Hazard e Dani Carvajal.

Duke marrë parasysh këto mungesa, 11-shja e pritur që të filloj ndeshjen për mbretërorët është kjo:

CourtoisLucas VázquezNachoMilitãoMendyCasemiroKroosModricAsensioBenzemaVinicius.

Pikërisht e njëjta 11-she që filloj ndeshjen edhe përballë Liverpool-it.

Edhe te skuadra e Koeman ka mungesa.

Ata janë Coutinho, Ansu Fati dhe portieri Neto.

Në dyshim është edhe Gerrard Pique, që nuk ka pasur shumë stërvitje me skuadrën që nga koha kur u kthye nga lëndimi.

Duke marrë parasysh këto mungesa, Barcelona pritet të dal në fushë me këtë 11-she:

Ter StegenLengletDe JongMinguezaJordi AlbaPedriBusquetsDestGriezmannMessiDembélé.

Tre mbrojtës qëndre është edhe taktika që po përdor Koeman tash e sa muaj.

Se kush do të dal fitues sonte, mbetet për t’u parë me fillim nga ora 21:00 në Madrid.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore