Sport

100 ditë para Olimpiadës në Tokyo


Le të harrojmë festimet tradicionale që zakonisht shoqërojnë 100 ditëshin para lojrave olimpike. Këtë herë gjithçka është ndryshe. Pritja e Tokyo 2020 + 1 është një evolucion: gëzimi tradicional zëvendësohet nga dyshimi; më shumë sesa dridhja dhe drohja e zakonshme, mbizotëron tmerri.

Ajo që do të jetojmë do të jetë një udhëtim 100 ditësh i mundimshëm dhe i lodhshëm. Vetëm në ditën kur numërimi mbrapsht kalon zyrtarisht nga 101 në 100 ditë, stafeta olimpike kalon në heshtje në qytetin Osaka, ku rritja e shpejtë e infeksioneve ka detyruar miratimin e një gjendje të jashtëzakonshme. Jo se kryeqyteti është më mirë: masa më të ashpra anti Covid-19 u vendosën dje edhe Tokio, si dhe në qytetet e Kyoto-s dhe Okinawa-s.

Hideki Matsuyama, “perandori i ri”

Pishtari që do të hyjë në Stadiumin Kombëtar të Tokios në 23 korrik, për të filluar Ceremoninë e Hapjes së Lojërave, tani duket i çorientuar në kalimin e vetmuar në rrugët e një parku të mbyllur për publikun, Parkun Memorial Expo ’70.

Japonezët kanë gjetur një perandor të ri: 29-vjeçarin Hideki Matsuyama, fitues i ri i Masterit Augusta, i cili ka hyrë me të drejtë në historinë e golfit me një S të madhe. Ata tashmë i kanë propozuar atij që të jetë pishtari i fundit për 23 korrikun e ardhshëm, ai që ndez brazierin olimpik. Matsuyama në mënyrë diplomatike u përpoq t’i shmangej bisedës, ai madje nuk kishte në plan të merrte pjesë në lojëra. Një kalendar tjetër – Major dhe turne të PGA Tour Amerikan – është padyshim më tërheqës dhe më shpërblyes.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore