Sport

Zyrtare: Ronaldo transferohet te Manchester United


Tashmë ka ardhur edhe zyrtarizimi i transferimit të yllit portugez, Cristiano Ronaldo-s, në Manchester United.

Lajmin e ka bërë të ditur vetë klubi nga Manchesteri, të cilët njoftuan se kanë nënshkruar kontratë dy-vjeçare me yllin portugez.

Transferimi i tij thuhet se është kryer për shumën e 20 milionë eurove, plus bonuset që skuadra angleze duhet t’i paguajë Juventusit.

Ronaldo u rikthye sërish klubi i tij, pas 12 vjetësh, ku luajti aty për gjashtë sezone, duke fituar gjithçka si në aspektin personal, ashtu edhe në atë ekipor.

Ronaldo gjatë ditës së premte shkoi për herë të fundit në qendrën stërvitore të Juventus-it, ku u përshëndet me të gjithë të pranishmit dhe më pas me një fluturim privat, u largua përfundimisht nga Torino, por pa e ditur ende cili do të ishte destinacioni i tij.

Ishte përfolur shumë për një transferim të portugezit në Manchester City, mirëpo në orët e fundi tata u tërhoqën nga gara për ta transferuar 36-vjecarin, dhe nga kjo përfitoi maksimalisht Manchester United, që duke shfrytëzuar edhe lidhjen e fortë shpirtërore me Ronaldo-n, e bindi të rikthehej në “Old Trafford”.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore