Sport

Zyrtare/ Nagelsmann te Bayern-i nga sezoni i ardhshëm


Lëvizja e Julian Nagelsmann te Bayern Munich tanimë është zyrtare.

Pas bisedimeve të mbajtura ditët e fundit, Naglesmann është pajtuar që të bëhet trajneri i ri i bavarezëve.

Por, përkundër marrëveshjes së arritur mes dy palëve, kërkesat e Leipzig-ut ishin të mëdha.

Nagelsmann kishte kontratë me Leipzig-un deri në vitin 2023, dhe për t’u transferuar te Bayern, ai duhej ta shkëpuste kontratën me skuadrën.

Për këtë gjë, demat kërkuan nga bavarezët plot 25 milionë euro.

Nagelsmann ishte lidhur edhe me një lëvizje te Tottenham, por ai preferoi që të vazhdojë në Bundesliga.

Ai është emëruar si ‘Mourinho i vogël’ dhe tani ka një reputacion si trajneri i ri më i mirë në botë.

Vetëm 33-vjeç, Naglesmann ka mbi pesë vite në futbollin profesionist.

Ai arriti gjysmëfinalen e Chammpions-it sezonin e kaluar, dhe është në rrugë të mirë që të përfundojnë në vend të dytë pas Bayern-it në Bundesliga.

Nagelsmann do të jetë pasardhës i Hansi Flick që do të largohet nga Bayern-i në fund të sezonit.

Ky i fundit pritet që të jetë pasardhës i Joachim Low te kombëtarja Gjermane.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore