Sport

Zyrtare: Michael Ngo rikthehet te Tirana


Tashmë është bërë zyrtarë rikthimi i sulmuesit anglez, Michael Ngo te klubi i Tiranës. Shtatlarti ka qenë titullar i padiskutueshëm te klubi bardheblu në sezonin 2019/20, duke dhënë një kontribut të madh në rrugën drejtë titullit kampion.

Ngo e ka zhvilluar pjesën më të madhe të karrierës së tij në ligat e ulëta të Anglisë, ndërsa në vitin 2017 u transferua te Tirana, ku luajti deri në vitin 2020.

28-vjeçari është aktivizuar në 67 ndeshje me Tiranën, ku shënoi 25 gola dhe dhuroi 24 asiste.

Tirana njoftoi zyrtarizimin e Ngo-s në median sociale ku shkruan:

“Lojtari Michael Ngoo rikthehet në Shqipëri për t’ju bashkuar skuadrës bardheblu. Një nga sulmuesit më të dashur për tifozët dhe jo vetëm, do të jetë serish pjesë e kampionatit shqiptar”.

“Shtatlarti ishte titullar i padiskutuar në sezonin 2019/2020 dhe me kontributin e tij të madh në skuadër i dhuroi klubit titullin kampion”.

“Ngoo vjen sërish me synime të qarta dhe objektivin kryesor, fitimin e një titulli tjetër. Ai do t’i bashkohet skuadrës në Pogradec për të vijuar fazën përgatitore”, përfundon statusi i klubit në Facebook.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore