Boks

Zyrtare, Joshua dhe Fury firmosin kontratën


Anthony Joshua dhe Tyson Fury kanë nënshkruar zyrtarisht kontratën, sipas së cilës mund të ndeshen për titullin e kampionit botëror të padiskutueshëm të kategorisë së peshave të rënda.

Negociatat kanë nisur prej disa muajsh midis dy rivalëve britanik sa i përket betejës, e cila  parashikohet të kalojë çdo përmasë televizive të mëparshme. Megjithatë, ende nuk ka një datë apo dhe një vendndodhje të konfirmuar.

Kampioni i unifikuar Anthony Joshua (24 – 1 – 0), do të vërë si çmim të tre titujt e tij, të cilat natyrisht që do t’i marrë fituesi i ndeshjes: WBA-në (Shoqëria Botërore e Boksit), IBF-në (Federata Ndërkombëtare e Boksit) dhe WBO-në (Organizata Botërore e Boksit).

Nga ana tjetër, Tyson Fury vjen me titullin e tij të WBC-së (Këshilli Botëror i Boksit) si kampion ende i pamposhtur [30 – 0 – 1]. Secili prej kundërshtarëve ka të drejtë të marrë të gjitha titujt të vëna si çmim dhe, më pas, të shpallet kampion i padiskutueshëm.

Promotori i Joshua-s, Eddie Hearn, konfirmoi këtë lajm për Sky Sports: “Të gjitha palët kanë rënë dakord për këtë superndeshje, duke nënshkruar mbi fletë motivacionin e tyre. Ne do të punojmë fort, në mënyrë që në javët e ardhshme të caktojmë një datë dhe vendndodhje”.

Arabia Saudite, Singapori, Katari, Kina, Dubai, Amerika dhe Mbretëria e Bashkuar janë vende të mundshme që mund të zgjidhen për organizim e ndeshjes.

Ndërkohë, Joshua deklaron për Sky Sports se është më shumë se gati dhe se nuk ka rëndësi ku zhvillohet ndeshja: “Çdo zgjedhje. Lagje, Lindja e Mesme, kopshti i shtëpisë sime, nuk më intereson – kudoqoftë, është mirë për mua. Unë jam gati të luftoj kurdo dhe kudo. E dua rripin e kampionit, si dhe dua të konkurroj me Fury-n që, pasi ta mposht, të gjitha mundësitë të jenë të hapura për mua”.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore