Sport

Zyrtare: Joao Felix është lojtari më i ri i Chelsea-t


Joao Felix, Photo: Chelsea

Sulmuesi portugez, Joao Felix do të jetë pjesë e skuadrës së Chelsea-t për pjesën e mbetur të sezonit, pasi u transferua në “Stamford Bridge” si huazim nga Atletico Madrid.

23-vjeçari ka luajtur më parë për Benfica-n në vendlindjen e tij përpara se të kalonte në kryeqytetin spanjoll në verën e vitit 2019, për një tarifë rekord për të dy klubet, mbi 120 milionë euro.

Me kalimin si huazim te Chelsea, Joao Felix tha se “Chelsea është një nga ekipet e mëdha në botë dhe shpresoj të ndihmoj skuadrën të arrijë objektivat, kështu që jam shumë, shumë i lumtur që jam këtu dhe shumë i emocionuar për të luajtur në Stamford Bridge”.

Felix ishte pjesë e skuadrës së Atletico-s, e cila fitoi La Liga-n dy sezone më parë dhe si adoleshent te Benfica, ai ishte gjithashtu kampion i ligës, në sezonin e tij debutues.

Përveç lavdisë me klube, ndërkombëtari portugez është njohur individualisht, me “Çmimi Golden Boy 2019” duke e nderuar atë si lojtarin e ri më të mirë në Evropë. Ai u emërua gjithashtu lojtari më i mirë i sezonit te Atletico sezonin e kaluar nga mbështetësit e klubit.

Në Kupën e Botës FIFA të Katarit, Felix shënoi një gol jetik në ndeshjen hapëse të Portugalisë, një fitore 3-2 ndaj Ganës dhe ai dha dy asistime gjatë turneut. Ai tashmë ka 28 paraqitje në emër të tij.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore