Sport

Zyrtare: Bayern e mohon transferimin e Ronaldo-s


Cristiano Ronaldo momentalisht është pa klub, pasi që ndau rrugët me Manchester United.

Ylli portugez është i fokusuar me kombëtaren e tij në Kupën e Botës në Katar, megjithatë ai duhet të mendojë për ta gjetur klubin e ri.

Disa klube duken të interesuara për shërbimet e CR7 si: Arsenal, Chelsea mbi të gjithë, ndërsa gjithnjë përmendet edhe klubi i Bayern Munich.

Megjithatë, gjigandët bavarezë duket se janë tërhequr nga gara për 37-veçarin, teksa CEO i klubit, Oliver Kahn, theksoi se nuk do të tentojnë ta transferojnë sulmuesin në janar.

“Mund të them se nuk do të bëjmë asnjë lëvizje për Cristiano Ronaldo-n në janar. E pranoj që një transferim të tillë e kemi menduar dhe e kemi marrë në shqyrtim”, theksoi Kahn.

“E vlerësojmë shumë Ronaldo-n, por kemi një tjetër strategji. Kemi një ide dhe filozofi të qartë se si duam ta ndërtojmë skuadrën dhe nuk do të bisedojmë me Ronaldon”, shtoi Kahn

Ndër të tjera, Kahn foli edhe për Harry Kane, një tjetër lojtar që është lidhur ngushtë me një transferim te Bayern Munich.

“Kane është një lojtar shumë i mirë, por në treg ka edhe shumë të tjerë lojtarë të mirë. E kam parë gjithkund lajmin për një transferim të Kane, por ai është nën kontratë me Tottenham”, theksoi mes tjerash gjermani.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore