Lajme

Zyra e Presidentes Osmani e mohon lajmin se “u qortua nga DASH” për reciprocitetin për targat


Zyra e Presidentes së Kosovës Vjosa Osmani

Donjeta Miftari, këshilltarja e Presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani, me anë të një komunikate për media e ka mohuar një lajm që po qarkullon në media kinse Departamenti amerikan i Shtetit ia ka bërë të qartë Osmanit, mospajtimin me mënyrën se si institucionet kosovare kanë vendosur reciprocitetin për targat e automjeteve me Serbinë.

“Presidentja Osmani i diskutoi zhvillimet e fundit në veri të vendit me zyrtarë të Departamentit Amerikan të Shtetit, por në mënyrë të pasaktë është raportuar se gjatë kësaj telefonate Presidentja Osmani ishte paralajmëruar se vendimet e institucioneve kosovare e kanë vënë në rrezik sigurinë kombëtare të vendit. Unë isha e pranishme gjatë kësaj telefonate dhe e konfirmoj se kjo është e pasaktë”, ka thënë Miftari.

Më 25 shtator, Osmani, e ka ndërprerë vizitën zyrtare në Shtetet e Bashkuara të Amerikës (SHBA), pas zhvillimeve të fundit në veri të vendit.

Gjatë vizitës së saj në SHBA, Osmani në margjinat e sesionit të 76-të të Asamblesë së Kombeve të Bashkuara, do të ketë takime me delegacione të disa shteteve pjesëmarrëse, me presidentë, kryeministra e ministra të jashtme.

Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani dhe ish- presidenti i SHBA-së, Bill Clinton

Gjatë këtij muaji Osmani ishte për vizitë në Gjermani, ku ka kërkuar nga homologu i saj gjerman Frank Ëalter Steinmeier, ta ndihmojë Kosovën për të marrë njohje të reja dhe po ashtu për t’u anëtarësuar në organizata ndërkombëtare.

Ndërkaq në Universitetin Humboldt, ajo ka mbajtur një ligjërate me temën “Shtetndërtimi dhe procesi i transformimit, prioritetet dhe sfidat”.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore