Bota

Zvicra vendosi karantinë, turistët britanikë braktisin qendrën e skive


Më shumë se 200 skiatorë britanikë kanë shkelur karantinën në resortin zviceran të Verbierit mbrëmjen e të shtunës.

Vendimi drastik nga qeveria zvicerane përfshiu një karantinë  10-ditore për këdo që mbërriti nga Britania që nga 14 dhjetori, pas zbulimit të  variantit të ri të koronavirusit nga i cili ekspertët kanë frikë se përhapet më shpejt.

Kështu që disa nga turistët britanikë të ngecur në Verbier u larguan menjëherë.

“Shumë prej tyre qëndruan në karantinë për një ditë para se të niseshin pa u vënë re, në errësirë,” i tha SZ, Jean-Marc Sandoz, zëdhënësi i komunës Bagnes.

Ai e quajti këtë që ndodhi si “java më e keqe që ka përjetuar komuniteti ynë”.

Disa zviceranë besojnë se vendimi ishte i gabuar, të tjerë janë të zemëruar pasi për dekada, britanikët kanë qenë vizitorë entuziastë dimërorë por tani besojnë se turistët kanë abuzuar me mikpritjen që u është rezervuar./AlbanianPost.com

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore