Lajme

Zjarret në Greqi: Banorët e ishullit Evia detyrohen të evakuohen


Një traget që strehonte njerëz, gjatë një zjarri në fshatin Pefki në ishullin Evia, rreth 189 kilometra në veri të Athinës, Greqi, e hënë, 9 gusht 2021.

Zjarret e egra, dita-ditës po shtohen në ishullin e Evia-s, Greqi, duke detyruar banorët të qëndrojnë në det.

Më shumë se dy mijё njërës janë evakuuar tashmë nëpër tragete, përfshirë të moshuar.

Dy vatrat e zjarrit në ishull shkatërruan mijëra hektarë tokë, përfshirë një numër shtëpish dhe biznesesh.

Sipas zyrtarëve lokalë, një pjesë e ishullit është shkatërruar plotësisht, duke theksuar mungesën e ndihmës së mjaftueshme.

Greqia po përjeton valën e saj më të rëndë të të nxehtit në 30 vitet e fundit, me temperatura qё kanё shkuar mbi 45 gradë Celsius.

Një numër zjarresh kanë goditur vendin ditët e fundit, me ndër më kryesorët ai në periferinë veriore të Athinës, i cili pothuajse është shuar tashmë.

Valët e nxehtësisë si kjo po bëhen më të mundshme dhe më ekstreme, për shkak të ndryshimeve klimatike të shkaktuara nga njerëzit, sipas shpjegimeve të ekspertëve.

Sipas agjencisë mediatike “BBC”, njerëzit janë në gatishmëri të plotë, por ekziston një ndjenjë se autoritetet po i zhgënjejnë njerëzit dhe nuk po ndihmojnë mjaftueshëm.

Qeveria, nga ana tjetër, thotë se po bën gjithçka që mundet, por era dhe tymi kanë bërë që aeroplanët të përballen me shikueshmëri të dobët.

Një numër vendesh i janë përgjigjur thirrjes së Greqisë për ndihmë, përfshirë Francën, Gjermaninë dhe Mbretërinë e Bashkuar.

Shteti fqinj i saj, Turqia, po lufton gjithashtu me një sërë zjarresh, të cilët janë etiketuar si më të këqijtë në historinë e vendit.

Tetë persona kanë vdekur dhe mijëra janë detyruar të largohen nga shtëpitë e tyre.

Ministri i Bujqësisë dhe Pylltarisë i vendit, Pakdemirli, tha të shtunën se 217 zjarre janë kontrolluar dhe gjashtë thuhet se janë në vazhdim.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore