Kosova

Ziadeh takon Sarrazin: Dialogu Kosovë-Serbi, rruga e vetme përpara


Caroline Ziadeh dhe Manuel Sarrazin

Përfaqësuesja Speciale e Sekretarit të Përgjithshëm të Organizatës së Kombeve të Bashkuara (OKB) dhe udhëheqësja e misionit të OKB-së në Kosovë (UNMIK), Caroline Ziadeh, takoit të mërkurën Përfaqësuesin Special të Gjermanisë për Ballkanin Perëndimor, Manuel Sarrazin, ku diskutuan për procesin e dialogut për normalizimin e marrëdhënieve Kosovë-Serbi.

Në një vjetorin e “marrëveshjes historike” që u arrit më 27 shkurt 2023 në Bruksel të Belgjikës ndërmjet kryeministrit të Kosovës Albin Kurti dhe presidentit të Serbisë Aleksandër Vuçiç pas një cikli të gjatë të negociatave, theksoi se procesi i dialogut për normalizimin e marrëdhënieve Prishtinë-Beograd është rruga e vetme përpara për të dy vendet ballkanike.

Dialogu pritej të hynte në fazën përmbyllëse dhe marreveshja për normalizimin e marrëdhënieve Kosovë-Serbi planifikohej të arrihej në kryeqytetet evropiane në fund të ’23-ës, por ngjarjet e fundit, përveç se dëshmuan për brishtësinë e paqes, treguan gjithashtu se nuk është arritur asnjë progres drejt normalizimit të marrëdhënieve nën kujdesin e BE-së.

Një vendim i fundit i Bankës Qendrore të Kosovës (BQK), nëpërmjet së cilës përcaktohet euro si valuta e vetme ligjore që lejohet për transaksione me para të gatshme , duke ndaluar qarkullimin e dinarit serb  që është përdorur deri tanin nën sistemin paralel të financuar nga Serbia, shtroi shtresa të reja në rrjedhën e tensionuar të marrëdhënieve Prishtinë-Beograd.

Një vit nga “marrëveshja historike” që “hallakati” veriun e Kosovës

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore