Kosova

Zgjedhjet në Kosovë – veç një ankesë dorëzohet në PZAP


Ilustrim

Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa ka pranuar vetëm një ankesë lidhur me procesin e raundit të dytë të zgjedhjeve lokale të mbajtura të dielën e 14 nëntorit.

Kryesuesi i Sekretariatit të PZAP-it, Mulë Desku,ka bërë të ditur se ankesa është dorëzuar nga një parti garuese në komunën e Kllokotit.

PZAP.

“GI. Srpska Naridna Sloga ka paraqitur ankesë kundër Srpska List në Kllokot”, ka treguar Desku

Ndërkaq, gjatë raundit të dytë të zgjedhjeve lokale, proces i cili u zhvillua në gjithsej 21 komuna të Republikës së Kosovës, nuk ka pasur ndonjë parregullësi dhe gjithçka ka ecur siç ishte planifikuar.

Në anën tjetër, PZAP, kishte vendosur që ta gjobis Lëvizjen Vetëvendosje, pasi kryeministri i Kosovës dhe kryetari kësaj partie, Albin Kurti, ishte parë në Podujevë duke u shëtitur gjatë heshtjes zgjedhore të shtunën më 13 nëntor, i shoqëruar nga kandidati i partisë së tij për këtë komunë Shpejtim Bulliqi.

Ankesë për këtë gjest të Kurtit, kishte bërë Lidhja Demokratike e Kosovës në PZAP.

“Ky subjekt politik detyrohet ta paguaj brenda 15 ditësh”, thuhej në vendimin e publikuar të PZAP-së.

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, e pati vizituar Podujevën – pikërisht në ditën kur është heshtje zgjedhore dhe disa minuta para se të fillonte heshtja zgjedhore ka shkruar një status në Facebook në mbështetje të kandidatëve të Lëvizjes Vetëvendosje për kryetarë komunash.

Po ashtu Kurti ishte parë i shoqëruar nga disa simpatizantë të Lëvizjes Vetëvendosje në lagjen “Kodra e Trimave” në Prishtinë të dielën e 14 nëntorit.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore