Lajme

Kurti theu heshtjen zgjedhore – Vetëvendosja gjobitet mbi 5 mijë euro nga PZAP


“Mbi pesë mijë euro gjobë për Lëvizjen Vetëvendosje”.

Kështu ka vendosur Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa, ta gjobis Lëvizjen Vetëvendosje, pasi kryeministri i Kosovës dhe kryetari kësaj partie, Albin Kurti, ishte parë në Podujevë duke u shëtitur gjatë heshtjes zgjedhore të shtunën i shoqëruar nga kandidati i partisë së tij për këtë komunë Shpejtim Bulliqi.

Për këtë kishte bërë ankesë Lidhja Demokratike e Kosovës në PZAP.

“Ky subjekt politik detyrohet ta paguaj brenda 15 ditësh”, thuhet në vendimin e PZAP-së.

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, e pati vizituar Podujevën – pikërisht në ditën kur është heshtje zgjedhore dhe disa minuta para se të fillonte heshtja zgjedhore ka shkruar një status në Facebook në mbështetje të kandidatëve të Lëvizjes Vetëvendosje për kryetarë komunash.

Po ashtu Kurti ishte parë i shoqëruar nga disa simpatizantë të Lëvizjes Vetëvendosje në lagjen “Kodra e Trimave” në Prishtinë të dielën.

Vendimi- PZAP

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore