Lajme

Zelensky: Nëse ka një nazist sot, ai jeton në Kremlin


Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, deklaroi në 77-vjetorin e Luftës së Madhe Patriotike se nëse ka një nazist, sot, ai jeton në Kremlin – referuar presidentit rus Vladimir Putin.

Kjo u bë e ditur gjatë një video-mesazhi të publikuar nga kreu i shtetit.

“Gjatë dy viteve të pushtimit, nazistët vranë 10 mijë civilë. Në dy muaj pushtim, Rusia vrau 20 mijë njerëz”, kujtoi ai.

Zelensky qëndron, i tronditur, midis themeleve të ndërtesave në Borodyanka të Kiev-it.

Ai mbante veshur një bluzë të zezë me mbishkrim të bardhë, “Unë jam ukrainas”.

Një film i shkurtër i konceptuar nga regjisori i besuar Sheriy Sheffield, orkestruesi i shumë videove në Twitter dhe Telegram, sot një autor i liderit Zelensky.

Borodyanka është vendi që forcat ruse filluan ta godasin menjëherë, në ditën e parë të pushtimit.

“Borodyanka është një nga viktimat e shumta të këtyre krimeve. Pas meje, këtu është një nga shumë dëshmitarët. Jo një objekt ushtarak apo një bazë sekrete, jo, vetëm një ndërtesë nëntëkatëshe. A mund të jetë një kërcënim për Rusinë?”, thotë Zelensky ndërsa ecën midis rrënojave.

Natyrisht, retorika nuk mjafton. Dhe kjo është arsyeja pse këshilltari i Zelensky-t, Oleksiy Arestovytch “nuk konfirmon dhe mohon” për New York Times se ka forca speciale pas zjarreve misterioze të ditëve të fundit.

“Në Ukrainë është organizuar një rindërtim i përgjakshëm i nazizmit. Një përsëritje fanatike e këtij regjimi: të të njëjtave ide, veprime, fjalë, simbole. Një përsëritje e krimeve të tij, qoftë edhe me përpjekje për të kapërcyer ‘mjeshtrin’ dhe për ta hequr nga piedestali i së keqes më të madhe në historinë njerëzore”, shtoi më tej presidenti ukrainas.

Sipas tij, ajo që po ndodh shënon një rekord të ri botëror të ksenofobisë, urrejtje dhe racizmit.

Zelensky e mbyll me një mesazh për Putin-in duke i kujtuar “bunkerin e Hitlerit”.

“Kujdes Putin: nga bunkeri i Hitlerit, kanë mbetur pak rrënoja. Rrënojat e një personi që besonte se ishte i madh dhe i pathyeshëm”, ravijëzoi në përmbyllje presidenti i Ukrainës.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore