Sport

Zbardhet biseda ne ring, çfarë provonte t’i thoshte Joshua Usyk-it


“Sky Sports Boxing” ka publikuar një video të titruar qe tregon se çfarë provonte t’i thoshte Anthony Joshua Oleksanr Usyk-ut menjëherë pasi u shpall rezultati final i meçit dhe u kuptua se ukrainasi doli triumfues përsëri.

Boskieri britanik pas përfundimit të meçit u afrua te Usyk-u, duke i thënë “Bravo”.

Më pas u përqafuan të dy, Joshua mori flamurin e Ukrainës duke e vënë në qafë, teksa Usyk i tha britanikut: “Ti je djalë shumë i fortë. Dëgjo, je shumë i fortë”.

Joshua vazhdoi: “Nuk më intereson i forti, duhet të kem aftësi. Të jesh i fortë nuk fiton boksin. Aftësitë fitojnë boksin”.

“Ti nuk je i fortë, tregomë si më ke rrahur, si?”, vazhdoi Joshua, duke u vetëpërgjigjur, “për shkak të aftësive”, tha boksieri 32-vjeçar.

Usyk mposhti Joshua-n me vendim të ndarë për të mbrojtur titujt e botës në peshën e rëndë në boks profesionist në versionet WBA, IBF, WBO dhe IBO.

Dy nga tre gjyqtarët kishin vlerësim më të lartë për ukrainasin (115-113 dhe 116-112), derisa njëri kishte për britanikun (115-113).

Për Usyk-un është fitorja e 20-të në boksin profesionist nga po aq meçe, ndërsa Joshua numëron 24 fitore dhe tri humbje (dy nga Usyk).

Me pensionimin e boksierit Tyson Furi, Usyk gjithashtu bëhet edhe posedues i titullit nga “Ring Magazine”.

Megjithatë një super-përballje nuk përjashtohet, ku Fury ka paralajmëruar se mund të rikthehet nga pensionimi për tu përballur me ukrainasin e pamposhtur.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore