Stil

Xhinse me bel të ulët: A do ta pranoni këtë trend?


Ilustrim

Shtëpitë botërore të modës u përpoqën të kthenin xhinset me bel të ulët në dyert e mëdha gjatë Javës së Modës në Paris dhe Milano.

Ky model, i cili u shfaq në vitet 1990, arriti kulmin e popullaritetit në vitet 2000 dhe mbeti për dhjetë vjet të tjera.

Më pas ai u zëvendësua nga pantallonat me bel të lartë në të cilat ishte e lehtë të “paketonin” të gjitha parregullsitë dhe të theksonin figura, prandaj femrat i pranonin me ngurrim.

Vitin e kaluar super modelja Bella Hadid dhe Kim Kardashian u panë me xhinse me bel të shkurtër, por adhuruesit e modës nuk e prisnin që kjo do të ishte një aluzion i rikthimit të tyre.

Bella Hadid

Menjëherë pas daljes në pasarela, të ashtuquajturat markat e modës fast i kanë përfshirë këto modele në koleksionin e tyre të ri, kështu që tashmë mund t’i gjeni në dyqane.

Pyetja mbetet nëse njerëzit do ta pranojnë këtë trend apo do t’i qëndrojnë besnikë xhinseve me bel të lartë?

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore